Në Mitrovicë janë hapur të gjitha vendvotimet

Në Komunën e Mitrovicës ka filluar votimi

Raportohet se deri më tani në Mitrovicë po vërehet një interesimi i qytetareve për të dalur në votime. Sivjet në Mitrovicë të drejt vote kanë 80 mijë qytetar.

Hamdi Shyta, menaxher i kësaj qendre tha se në shkollën “Migjeni” janë bërë të gjitha përgatitjet aty këtu ka munguar ndonjë vëzhgues, mirëpo sipas tij janë zëvendësuar. Ndërsa ai tha se materiali sensitiv dhe fletvotimet kanë ardhur me kohë dhe votimi ka filluar, shkruan rtv21.tv.

Ndërsa, gazetari i RTV21 Bahtir Cakolli, raporton se edhe në veri të Mitroviës ka filluar votimi edhe pse raportohet se ka disa persona të cilët po e pengojnë procesin e zgjedhjeve, mirëpo policia është angazhuar për mbarvajtje.

Në gjithë Kosovën pritet të hapen 889 qendra votimi me gjithsej 2490 vendvotime, derisa numri i votuesve është 1 milion e 872 mijë e 941 votues.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 26 subjekte politike për pjesëmarrje për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 nisma qytetare. Ndërsa, numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 971 kandidatë për deputetë./21Media

Back to top button