Poezi nga Agim Deva

Poezi nga Agim Deva

Nënës

Puthjen e parë

nënës.

Lulen e parë
nënës.

Vizatimin e parë
nënës.

Letrën e parë
nënës.

Të fshehtën e parë
nënës.

Se nëna më lindi mua në maj,

Dhe askush tjetër, s’më lindi përveç saj.