Nënshkruhen dy memorandume bashkëpunimi me BE-në

I pari ka të bëjë me vëshgimin e zgjedhjeve, ndërsa i dyti për mbështetjen e institucioneve të vendit

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë nënshkruar dy memorandum me Zyrën e BE-së në Kosovë.

Memorandumi i parë që është nënshkruar në mes të kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës dhe përfaqësueses së BE-së, Natalya Apostolova ka të bëjë për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme

Ndërsa memorandumi i dytë është nënshkruar nga Zyra e BE-së dhe ministrit në largim të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Qeveria do të merr të gjitha masat që delegacioni i BE-së të mbështetet  në rrafshin teknik dhe po ashtu ky memorandum ka mbështetjen e të gjitha institucioneve të vendit”, tha Hoxhaj.

Back to top button