Nesër në Teatrin e Gjilanit, shfaqja mysafire “Një natë në hotel”

Nesër(23 shtator) në Teatrin e Gjilanit shfaqet shfaqja mysafire “Një natë në hotel”.
Kjo shfaqje është e autorit e regjisorit të ndjerë, Muharrem Shahiqi.
“Një natë në hotel” është mysafire nga Shkupi, ndërkaq është prodhim i grupit dramatic ‘Bekim Fehmiu’, dhe me regji të Mejdi Sh.Alidemi.
Në shfaqje luajnë Abdulla Ismaili, Adisa Ibraimi, Xhavid Qerimi, Emrush Kurtishi, Altin Osmani, Ismail Rushiti, Mejreme Sinani, Fazile Halili, Meksime Rushiti, Belkize Zaimi./21Media

Back to top button