Ngjarjet e datës 20 korrik

10:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë mban mbledhje, informohet lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë – PVPIS. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Komisioni për Buxhet shqyrton Ratifikimin e Marrëveshjes për Financim të Politikave Zhvillimore me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim; Raportin me rekomandime për 19 projektligje nga fusha e bujqësisë, si dhe Raportin Vjetor Financiar të KPM-së. (Kuvendi i Kosovës, C203)
10:00
Organizata INPO publikon raportin “Ligjshmëria dhe transparenca në anulimin e tenderëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N303)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, N10)
11:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) prezanton të gjeturat nga analiza e kontratave të dhëna nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) për furnizim me oksigjen. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”)
11:00
Një grup i federatave sportive dhe delegatë të Asamblesë së Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) mbajnë konferencë për media. (Hotel “Sirius”)
12:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga AAK-ja, mbajnë konferencë për media (Selia Qendrore e AAK-së, Prishtinë)
14:00
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike, shqyrton CV-të për angazhim të ekspertëve dhe kategorizon listën e dëshmitareve për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, N204).

Back to top button