NISMA: “Fillimi i ri” është një mashtrim i ri i Veselit
Bytyqi ka adresuar një varg pyetjesh kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli
NISMA për Kosovën, sot ka mbajtur një konferencë për medie, ku sekretari për Ekonomi i NISMA’s, Shyqiri Bytyqi, ka adresuar një varg pyetjesh kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, dhe ish kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçi, për premtimet e mbetura në letër që nga fushata e zgjedhjeve të fundit në vend.
Sekretari për Ekonomi i NISMA’s, Shyqiri, Bytyqi, ka thënë se Veseli e ka obligim që para se të kërkojë një fillim të ri të iu tregojë qytetarëve se ku mbeten premtimet e misionit të ri.
“Ai bashkë me Thaçin kishin premtuar 200 mijë vende pune. Ata duhet të na tregojnë se ku mbeti liberalizimi i vizave, ku mbeti fondi i investimeve prej 2 milionë eurove. Shëndetësia është në kaos, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit. Ata kanë premtuar 24 orë rrymë, sot në shekullin XXI, në Kosovë ende ka ndërprerje të rrymës. Të gjithë tashmë e dimë, se fillimi i tyre i ri, është një mashtrim i ri për qytetarët e Kosovës, ” ka thënë sekretari për Ekonomi, Shyqiri Bytyqi
Më poshtë keni pyetjet e plota që Bytyqi, ia ka adresuar Veselit e Thaçit në këtë konferencë për medie./21Media
Katërmbëdhjetë pyetje për Kadri Veselin
z.Kadri Veseli, në vend të turrit të dëgjimit, e keni obligim që para se të kërkoni “një fillim të ri” t’ju tregoni qytetarëve se ku mbetën premtimet e “Misionit të ri”!
- Ku mbetën 200 mijë vende të punës? Apo ato kanë qenë vetëm një fryrje e numrit gjatë fushatës dhe premtim për militantët e PDK-së, të cilët çdo ditë po i shohim në institucionet shtetërore dhe publike.
- Ku mbet liberalizimi i vizave të cilin e keni premtuar?
- Pse nuk kemi zhvillim ekonomik, dhe investime te huaja?
- A po ikin investitorë nga krimi dhe korrupsioni që e ka kapluar Kosovën nga qeverisja e juaj?
- Ku mbet fondi i investimeve prej 2 miliard Euro?
- Gjendja në shëndetësi është kaos, mungojnë gjerat elementare, ju keni premtuar një shëndetësi me standarde evropiane pse nuk po e bëni? Kosovarët kërkojnë shërim me vendet e rajonit dhe të Evropës.
- Pse jemi radhit të fundit në listën e Pisa-s? Ju keni premtuar arsim cilësor ?
- Pse nuk e zhvilluat bujqësinë? Kosova produktet bujqësore i importon nga Serbia dhe Maqedonia.
- Keni premtuar rrymë 24 orë? Në shekullin 21 Kosova vazhdon të ketë probleme me rrymë.
- Çka u bë me “Kosovën e re”?
- 11. Keni thënë se do ta luftoni krimin korrupsionin pse nuk e bëtë? Në shumë raporte ndërkombëtare ne radhitemi në krye të listës si vendi me i korruptuar.
- 12. Çka u bë me Brezovicen?
- 13. Çka u bë me Trepçën?
- 14. Sa është numri i të rinjve që kanë ikur nga Kosova gjate këtij mandati tuaj?
Prandaj z. Kadri Veseli ishte bashkë kreator dhe implementues i politikave të misioni të ri tashme te dështuar, dhe fal mashtrimit me ”misioni e ri” ai është kryetar i kuvendit.
Kryetari i PDK’së më sloganin “Fillimi i ri” shpalli dështimin e “misionit te ri” . “Fillimin i ri” është përgatitje një mashtrimi te ri.