Një anëtar i Nismës i bashkohet PDK-së

Nexhmdin Bala kalon në PDK

Asambleisti i Nismës Socialdemokrate dhe ish-shefi i grupit parlamentar të kësaj partie në Drenas, Nexhmedin Bala, sot i është bashkuar grupit parlamentar të PDK-së në Asamblenë e Drenasit.
Kryetari i Drenasit Ramiz Lladorvci pranon se i ka ofruar post ekzekutiv, Balajt por një gjë të tillë ai nuk e ka pranuar.

“Me qëllim të fuqizimit të ekzekutivit, kam dashur që të bëj edhe emërime të deputetëve aktiv në poste ekzekutive. Ndër ata që i konsideroja të përkushtuar dhe aktiv i kam ofrue post ekzekutiv, prof. Nexhmedin Balës.

E falënderoj Prof. Bala për sinqeritetin. Ai nuk e ka pranuar postin ekzekutiv, por për respekt dhe vlerësim, ai i është bashkuar Grupit Parlamentar të PDK-së. Vota jonë në Asamble, është unike, dhe kemi shumicën për vendime në dobi të qytetarëve.”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Në anën tjetër edhe Nexhmedin Bala ka njoftuar se është bashkuar me PDK-në,  pas largimit të tij nga Nisma për siç ka thënë ai mospajtimet që ka pasur me këtë subjekt politik.

“Nga sot, i bashkohem Grupit Parlamentar të PDK-së, në Asamblenë komunale të Drenasit. Ky vendim, për rrethanat aktuale, është shumë i natyrshëm. Unë jam përpjekur të reflektoj dhe prita reflektime, kur dhashë dorëheqje nga posti i shefit të grupit parlamentar të Nismës.

Veprimet në ish subjektin tim politik, kanë marrë drejtim të cilin unë, e kundërshtoj me largim nga ai grup dhe bashkim me Grupin Parlamentar të PDK-së. Ofertën e PDK-së, për t’u bërë pjesë e ekzekutivit, e kam mohuar, për të kontribuar edhe më tej si asambleisti në organin me të lartë të Komunes (Kuvendin, dhe atë si pjesë e Grupit parlamentar të PDK-së. Faleminderit!”, ka shkruar Bala në Facebook./21Media

Back to top button