Një barnatore në Kamenicë punonte pa licencë, i konfiskohen barnat

Inspektorët konfiskuan barnat në vlerë rreth 7 mijë euro

Në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, dje rreth orës 17:30 njësitë policore në bashkëveprim me inspektorët farmaceutik ka inspektuar barnatoren pronë e të dyshuarit, i cili nuk posedonte licencë për punë.

“Nga ana e inspektorëve farmaceutik janë konfiskuar 600 lloje barnash në vlerë rreth 6000-7000 €”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari u arrestua.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “prodhim dhe shpërndarje e produkteve të dëmshme shëndetësore”./21Media

Back to top button