Një kamion me fishekzjarre kaplohet nga flakët

Një kamion që mbante mijëra fishekzjarre u përfshi nga flakët të dielën mbrëma, duke organizuar një shfaqje fishekzjarre për shoferët e bllokuar në trafik.
Rasti ndodhi në New Jersey të SHBA-së, transmeton rtv21.tv.
Kamioni ka marrë flakë rreth orës 22:45 dhe drejtuesit e mjeteve kanë ngelur pas aksidentit për orë të tëra.
Shkaktari i zjarrit ende nuk dihet./21Media

Back to top button