Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar një muaj paraburgim për një shtetas turk

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar një muaj paraburgim për një shtetas turk

T.B. dyshohet se më 3 prill në pikën kufitare në Han të Elezit duke drejtuar automjetin – kamionin, në rimorkion e tij pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policor, janë gjetur 14 persona shtetas të Sirisë dhe Afganistanit të cilët ishin vendosur në kamion nga qyteti i Stambollit ku kishin qenë si refugjat.

“Me këto veprime i pandehuri T.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrant” nga neni 170 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e dërguar.