Deklarimet e Erdoganit vijnë pas shpalosjes së një pankarte, ku kërkohej vrasja e Erdoganit

Deklarimet e Erdoganit vijnë pas shpalosjes së një pankarte, ku kërkohej vrasja e Erdoganit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë sot se nuk mund të na kthenin nga rruga jonë me F-16 e me helikopterë luftarakë më 15 korrik. “A mos vallë një pankartë e pavlerë do të na kthejë nga rruga jonë?”, ka thënë Erdogan.

“Paturpësia që keni kryer mbetet një njollë e zezë në të dhënat tuaja. Zvicra ka hapur një hetim mbi këtë ngjarje. Çdo gjë ka ndodhur përpara syve të shtetit, qeverisë dhe policisë së Zvicrës. Kanë ndodhur me mbrojtjen e policisë. Kjo shfaqe nuk ndodhi në malet e Alpeve, por përpara parlamentit zviceran”, ka shtuar Erdogan.

Deklarimet e Erdoganit vijnë pas shpalosjes së një pankarte, ku kërkohej vrasja e Erdoganit, gjatë një tubimi në Zvicër kundër referendumit turk, për rritjen e kompetencave të Presidentit turk