Numri i aplikimeve për azil që i miratoi BE

Në vitin 2016, shtetet anëtare të BE-së u dhanë mbrojtje 710.400 azilkërkuesve, më shumë se dyfishi i numrit të miratuar në vitin 2015

Sipas agjencisë evropiane të statistikave, Eurostat, i është dhënë mbrojtje rreth 405 600 shtetasve sirianë, të cilët përbëjnë 57 për qind të aplikimeve të përgjithshme të aprovuara.

Më shumë se 70 për qind e azilkërkuesve sirianë iu dha mbrojtje në Gjermani.

Gjermania pranoi gjithsej 445 210 aplikime për azil, të cilat arritën në më shumë se 60 për qind të të gjitha vendimeve pozitive brenda BE-së./21Media

Back to top button