U publikua raproti mbi gjykimet për krime lufte

U publikua raproti mbi gjykimet për krime lufte

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell shprehu nevojën që ndjekja e krimeve të luftës duhet të jetë prioritet për institucionet e drejtësisë në vend.  Duke ftuar kështu këto institucione të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Në publikimin e raportit të Fondit Për të Drejtën Humanitare mbi gjykimet për krime lufte, O’Connell vuri në pah se Kosova ka shprehur gatishmërinë për gjykimin e këtyre krimeve në momentin kur pranoi qe të themelohet Gjykata Speciale që do të gjykonte këto krime dhe se sipas tij nuk ka frikë per këtë.

“Drejtësia duhet të jetë e paanshme edhe për serbët e shqiptarët… Tribunali i Hagës ka pas në bankën e të akuzuarëve 8 serbë nuk mjafton vetëm kjo. Ndjekja e krimeve të luftës do të duhet të bëhet prioritet”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesja e EULEX-it, Katya Dominik deklaroi se ky institucion ka gjykuar 38 raste të krime të të luftës. Duke u prezenatuar raporti i FDH-së, u shpreh po ashtu se viti 2016 shënon numrin më i vogel i gjykimeve për krime lufte.

Kurse, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se është tejet evidente që Kosova ka infrastrukturën për të bërë gjykimin e krimeve por që mbetet ende shumë për të bërë. Ajo tha se deri në zhdukjen e këtyre krimeve nuk duhet të jemi të qetë. Sa i përket krimeve të luftës, Hoxha shtoi se është e dhimbshme që edhe pas 18 viteve, të gjithë familjarët nuk e dinë të vërtetën.

Koordinatorja e projektit, Anka Kurteshi-Hajdari, bëri prezantimin e raportit vjetor, “Koha kalon, Drejtësia për Krime Lufte zbehet” ku tha se viti 2016, nuk sjellë shumë optimizëm që drejtësia do të vihet në vend dhe se do të përmbushe pritjet e viktimave, respektivisht familjarëve të tyre.
Ajo bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar kanë pasur katër gjykime për krime lufte në shkallën e parë, si dhe katër gjykime të tilla në shkallën e dytë, pranë Gjykatës së Apelit. /21Media