Parandalohet një sulm vetëvrasës në Berlin

Arrestohet një 17 vjeçar

Forca speciale të policisë së Gjermanisë kanë parandaluar një sulm vetëvrasës në Berlin.

Ata kanë arrestuar një 17 vjeçar nga Siria. Sipas informacioneve të para të policisë thuhet se i dyshuari ka hyrë ilegalisht në Gjermani në vitin 2015, ndërkohe ishte regjistruar si azil kërkues.

I dyshuari është arrestuar në Uckermark, një rrethinë në Brandenburg./21Media

Back to top button