Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur të dielën se cikloni që është paraqitur këto ditë, do të dobësohet gjatë pesë ditëve të ardhshme, për të vazhduar me mot relativisht të mirë dhe me intervale të gjata me diell.

“Riga të dobëta mund të ketë gjatë javës, si pasojë e zhvillimit të vranësirave lokale, por reshje siç patëm ditëve të fundit, nuk parashihen”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Të hënën e 4 prillit parashihet që në orët e para të ketë ngrica të dobëta, të cilat mund të jenë të dëmshme për disa lloje të pemëve, të cilat vetëm se janë në fazën e lulëzimit.
Bëhet e ditur se Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të jenë tipike pranverore, duke lëvizur në kufijtë 10-20 gradë Celsius./21Media
Back to top button