Për një vit në doganë, rreth 40 raste nën hetime

Keqpërdorimi i detyrës zyrtare

Dogana e Kosovës, KEDS-i dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit, janë ndër institucionet më të korruptuara në vend bazuar në raportin pulsi publik nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) që ishte publikuar në shkurt të vitit 2019. Vetëm në Doganën e Kosovës, për dyshim të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, brenda një viti janë trajtuar 40 raste, ndërsa, në proces gjyqësor për korrupsion janë mbi 10 zyrtarë doganor të cilët janë edhe të suspenduar nga puna deri në një vendim të prerë nga gjykata. Drejtori i Doganës, Bahri Berisha, thotë se dogana është një prej institucioneve të pakta në Kosovë që vet i heton këto dukuri negative. Berisha thotë se ndaj asnjë zyrtari doganor nuk ka tolerancë, ka edhe një numër edhe të suspenduar që tashmë janë jashtë detyrës zyrtare për shkak të dyshimeve në punën e tyre zyrtare.

Back to top button