Pesë të lënduar në një aksident trafiku

Të lënduarit janë dërguar në QKUK

Pesë persona janë lënduar në një aksident trafiku,  i cili ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Lipjan.

Lajmin për 21Media e konfirmoi zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.

“Në ora 16:30, në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka shkuar në vend ngjarje dhe nga aty ka kërkuar dy autoambulanca.”, tha Krasniqi

Ai po ashtu bëri të ditur se të përfshira janë dy vetura dhe të lënduarit janë dërguar në QKUK./21Media

Së shpejti detaje shtesë

Back to top button