Picula: BE duhet t’ia zgjasë dorën Kosovës

Bashkëkryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë kanë mbajtur një konferencë për media

Sot pas mbledhjes që kishte me bashkëkryesuesit e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë,  Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian, Tonino Picula tha se Kosova e meriton të ardhmen evropiane. Picula potencoi se ai përkrahë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarë duke thënë se ai mendon se qytetarët e Kosovës meritojnë të hyjnë në BE dhe po ashtu BE duhet t’i zgjasë dorën Kosovës.

Picula po ashtu theksoi se ai si deputet i Parlamentit Evropian gjithmonë e ka ngritur dorën kur ka qenë çështja për vendet e lëna pas dorë duke përfshirë këtë edhe Kosovën, shkruan rtv21.tv

I pyetur rreth deklaratave të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi rreth mundësisë së Bashkimit Kombëtar nëse BE ua mbyllë derën Shqipërisë dhe Kosovës, Picula deklaroi se ka shumë njerëz të mençur që debatojnë rreth kësaj mundësie, duke shtuar se nëse këto shtete punojnë fuqishëm do të hyjnë në BE.

Po ashtu Picula tha se këto deklarata mund të jetë një lojë politike për të fituar përkrahjen para zgjedhjeve.

Ndryshe, dje Picula ka qenë kritik ndaj institucioneve të Kosovës, duke thënë se zhvillimet në lidhje me zbatimin e ligjit, duke përfshirë drejtësinë, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirisë së medias, nuk janë impresive. Pasi sipas tij Kosova ka përgatitur plane të mira, por nuk ka vullnet politik për zbatimin e tyre./21Media

 

Back to top button