Plaqkitet një i mitur

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në qendër të Shkupit

Në qendër të Shkupit një i mitur mbrëmë është plaçkitur nga tre persona të cilët e kanë kërcënuar me thikë.

Siç informon MPB incidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 22:40 e ka paraqitur nëna e tij B.K. (47) nga Shkupi, ndërsa ka ndodhur rreth orës 21:30 në Shkup, në rr. “11 Tetori”, shkruan TV21.TV

Duke u kërcënuar me thikë tre personat e panjohur, e kanë vjedhur djalin 17-vjeçar, me ç’rast i kanë marrë 900 denarë, informojnë nga MPB./21Media

Back to top button