Ai tha se s'do të ndalën së angazhuari në përmbushjen e obligimeve ligjore e morale ndaj punëtorëve

Ai tha se s’do të ndalën së angazhuari në përmbushjen e obligimeve ligjore e morale ndaj punëtorëve

Sot në Ditën Ndërkombëare të Punëtorëve, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica tha se punëtorët tanë meritojnë kushte dinjitoze pune, respektim të të drejtave të tyre, siguri e shëndet në vendin e punës.

“Jo vetëm sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, por çdo ditë pa reshtur ne duhet së bashku të angazhohemi për të drejtat e tyre”, tha Reçica përmes një postimi në “Facebook”.

Në këtë ditë të shënuar ministri Reçica kujtoi se ministria që drejton ai që nga viti 2018 i ka hyrë reformës së thellë të marrdhënies së punës, që sipas tij punëtorët të gëzojnë të drejta të avancuara dhe ato të drejta të respektohen në plotni.

“Nuk do të ndalemi së angazhuari në përmbushjen e obligimeve tona ligjore e morale ndaj punëtorëve tanë. Urime 1 Maji, Dita e Punëtorëve!”, u shpreh tutje Reçica.

1 Maji lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës. Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës. Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”. Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme, e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më  1 maj 1886./21Media