Presidenti takohet me ekipin negociator

Limaj: Presidenti e mbështet ekipin negociator

Presidenti i vendit Hashim Thaçi pas takimit me përfaqësuesit e ekipit negociator deklaroi se kanë  biseduar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, janë koordinuar për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme me Serbinë, që Kosovës duhet t’ia sigurojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësimin në OKB, NATO dhe BE.

Presidenti Thaçi ka shkruar se, për Kosovës është shumë e rëndësishme që të forcohet edhe më shumë unitetin e krijuar politik.

Ndërsa, në orët e pasditës, ekipi negociator ka mbajtur takimin e radhës. Njëri nga udhëheqësit e këtij ekipi, kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj tha se presidenti i ka dhënë mbështetje të plotë ekipit negociator./21Media

Back to top button