Projekt në vlerë 3 milionë dollarë për mbledhjen e të dhënave mjedisore

Programi “Threshold”, do të fillojë së zbatuari në vjeshtën e këtij vitit dhe do të vazhdojë edhe për dy vitet e ardhshme

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë konfirmimin që Agjencia Federale Amerikane Korporata për Sfidat e Mijëvjeçarit–Millennium Challenge Corporation në kuadër të programit “Threshold”, për Kosovën, ka përfshirë edhe sektorin e mbrojtjes së mjedisit.

Më konkretisht në kuadër të komponentës “Qeverisja Transparente dhe Përgjegjëse”, është përfshirë projekti i propozuar nga MMPH për “Mbledhjen e të dhënave mjedisore” në vlerë prej 3 milionë dollarësh.

Ministri në detyrë i MMPH-së Ferat Shala tha se projekti ka për objektiv të mbështesë Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, konkretisht Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës në përmirësimin e sistemit të monitorimit të ajrit dhe ujit, përpunimin e të dhënave dhe ofrimin e këtyre të dhënave në kohë reale përmes sistemit online.

Back to top button