Protestat para Kuvendit, qytetarët e revoltuar, nga e premtja bllokohen edhe udhëkryqet

Rruga para Kuvendit vazhdon të jetë e bllokuar

Organizatorët e protestës “Maqedonia Bllokon” do të vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit deri në fund të janarit kur pritet të bëhet votimi final i ndryshimeve kushtetuese. Ata madje paralajmëruan se prej të premtes do të vazhdojnë edhe me bllokimin e udhëkryqeve nëpër kryeqytet. Ata thanë se asgjë nuk është e tepërt kur bëhet fjalë për mbrojtjen e atdheut.

“Siç edhe kemi paralajmëruar do të ngelim këtu deri në fund të kësaj lufte e cila presim të përfundojë në fund të janarit kur edhe do të bëhet votimi final për ndryshimet kushtetuese. Sot paralajmëruam edhe aktivitete të tjera, kur të premten do të bllokojmë disa udhëkryqe nëpër Shkup. Asgjë nuk është e tepërt kur bëhet fjalë për mbrojtje të atdheut”, tha Janko Baçev.

Një protestuese tjetër thatë se qytetarët e dinë qëllimin e tyre dhe i mbështesin, ndërsa sipas saj ata që janë kundër janë të paguar.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm se pse e bëjmë gjithë këtë, e bëjmë për ta mbrojtur shtetin, ndërsa ata që ankohen, ndoshta janë të pakët dhe në të shumtën e rasteve janë persona të paguar”, u shpreh Çegrova Matevska, Organizatore.

Nga ana tjetër, qytetarët ankohen se bllokadat e protestuesve pa ua vështirësojnë qarkullimin nëpër qytet. Ata thanë se kjo që po ndodh nuk është në rregull.

“Nuk është në rregull, e shihni si mbyllen koristë dhe kjo shkakton kaos këtu, mbyllet e gjithë rruga “Rekord” dhe ne nuk mund të kthehemi në shtëpi.”
“Çdo ditë shkojmë deri tek tregu u gjelbër për të pritur autobus, pasi që ja siç e shihni në Rekord rruga është e bllokuar, ndërsa e kemi shumë larg të shkojmë deri atje çdo ditë.”
“Jemi të revoltuar si qytetarë pasi që nuk kemi transport publik të rregullt  , ndërsa kemi nevojë për një gjë të tillë, posaçërisht këtej nëpër Rekord.”
“Mendoj se 20 persona të bllokojnë 250 mijë qytetarë së paku sipas meje është e pa logjikshme, idiotizëm”, thanë disa qytetarë.

Tendat janë vendosur para Kuvendit prej më 1 dhjetor, ndërsa sipas asaj që thanë protestuesit pas bllokimit të udhëkryqeve, qytetarët do të duhet të gjejnë zgjidhje alternative për të kaluar nëpër Rekord deri në fund të janarit./21Media

Back to top button