Protestë për të kërkuar liberalizimin e vizave

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve t’u bashkohen

Përfaqësues të studentëve së bashku me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prishtinës, sot protestojnë për të kërkuar liberalizim të vizave. Organizatorët e protestës u kanë bërë thirrje edhe qytetarëve që t’u bashkohen.

Protestuesit do të takohen te Biblioteka Kombëtare, në ora 12:00.

Studentët kanë protestuar edhe më herët, duke kërkuar që Kosovës t’i jepet liberalizimi i vizave.

Dje, deputeti Labinot Tahiri përmes një shkrimi në Facebook ka ftuar qytetarët që të bashkangjiten në këtë protestë. Tahiri ka theksuar se në këtë protestë do të marrë edhe djalin e tij, në mënyrë që siç ka potencuar ai ta mësoj që t’i kërkoj të drejtat e tij.

Back to top button