Qeveria diskuton për Ligjin për Pagat
Shqyrtohet pakoja legjislative e reformës së Administratës Publike
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj po bënë shqyrtimin paraprak të Pakos legjislative të reformës së Administratës Publike, në të cilin përfshihet dhe Ligji për Pagat.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se sot do të diskutojnë për Ligjin për Pagat ku pas 10 ditësh duhet të kthehet për miratim.
“Pas miratimit i njëjti duhet të dërgohet në Kuvend”, tha kryeministri Haradinaj.
Megjithëkëtë, kryeministri Haradinaj ka thënë se i vjen mirë që paga me ligjin e ri do t’i ulët vetëm kryeministrit. Ai ka thënë se duhet treguar guxim dhe të ecim përpara më ligjin për pagat.
Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, ka thënë se janë tri projektligje në mesin e të cilëve është edhe ligji për pagat.
Ligji për paga, sipas tij, përcakton rregullimin e pagave për zyrtarët publik.
Ai ka thënë ftuar të gjitha ministritë që brenda pak ditëve t’i dërgojnë propozimet e tyre. Yagcilar po ashtu ka thënë se pritet që brenda 10 ditëve pakoja e këtyre ligjeve të dërgohet në Kuvend.
Në anën tjetër, ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri gjatë mbledhjes ka kërkuar që punëtoret e Shërbimit Korrektues të trajtohet njëjtë me Policinë e Kosovës.
Me miratimin e Ligjin për Pagat pritet të bëhet nivelizimi i pagave në vend. Më këtë nivelizim do të preken edhe zyrtarët qeveritarë të cilëve së fundmi iu është rritur paga me një vendim të cilin e kishte marrë më herët kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.