QKUK po merret me një rast i cili ka ndodhur dje në Klinikën e Gjinekologjisë

QKUK po merret me një rast i cili ka ndodhur dje në Klinikën e Gjinekologjisë

Zyra e drejtorit të përgjithshëm e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) njofton se ka nisur hulumtimin lidhur me një rast të dyshimtë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike .

Drejtoria e Përgjithshme e SHSKUK-së, ka kërkuar deklaratë me shkrim nga menaxhmenti i Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, duke kërkuar sqarim, informacione dhe hulumtim të detajuar në lidhje me rastin, të gjeturat dhe përgjegjësinë eventuale.

Po ashtu janë kërkuar deklaratat nga shefi i ndërrimit, mjekët, shefi i sallës, mamive apo të gjithë personave të tjerë që lidhen me rastin në fjalë.

Dyshohet se dje gjatë lindjes së një nëne asnjë mjek nuk ka qenë në sallë për t’i ndihmuar.