Rama bën homazhe në bulevard, lule në kujtim të katër viktimave të 21 Janarit

Familjarët e viktimave kanë kërkuar drejtësi

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe në bulevard, në nder të katër viktimave të protestës së 21 janarit 2011. Veç luleve dhe shtrëngimeve të duarve, nuk pati asnjë deklaratë tjetër.

8 vite më parë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjatë protesës së zhvilluar para Kryeministrisë.

Në homazhet e kryera krahas kryeminsitrit, morën pjesë edhe familjarë nga radhët e viktimave. Familjarët e viktimave ashtu si çdo vit, kanë kërkuar drejtësi.

Ata janë shprehur se besojnë se institucionet e reja të drejtësisë do t’i dënojnë personat përgjegjës së vrasjes së 21 Janarit./vizionplus

Back to top button