Rrahman Rama-komandant i Forcës edhe për një mandat

Thaçi dekretoi Ramën komandant të FSK-së edhe për një mandat

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi sot gjenerallejtënant Rrahman Ramën komandat të Forcës së Sigurisë së Kosovës edhe për një mandat të ri 5 vjeçar.

Këtë e bëri të ditur presidenti Thaçi në Facebook, duke u shprehur se është i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me nder dhe dinjitet detyrat e tij.

“Komandanti Rama u betua se do të vazhdojë t’i shërbejë atdheut dhe mbrojtjes së qytetarëve tanë. Jam i bindur se gjenerallejtënant Rama do t’i kryejë me zell, nder dhe dinjitet të gjitha detyrat e tij. Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm në tranzicionin e deritashëm dhe mandati i tij i ri do të jetë vazhdim i forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të forcës sonë”, ka shkruar presidenti Thaçi në facebook.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i FSK-së, tashmë Ministër i Mbrojtjes, Rrustem Berisha dhe gjenerallejtënant Rrahman Rama dje kanë bërë zbulimin e pllakës me mbishkrimin Ministri e Mbrojtjes.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor 2018 ka miratuar transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtri të Kosovës. Janë miratuar tri ligjet për FSK-në: Ligji për Ministrinë e Mbrojtes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shndërrimin e FKS-së në Ushtri./21Media

Back to top button