Rrëzohet një aeroplan ushtarak i Serbisë

Piloti ka humbur jetën pas rrëzimit të aeroplanit

Një aeroplan i Ushtrisë së Serbisë është rrëzuar të premten në rajonin e fshatit Sllatinë te Shabaci, ndërsa me këtë rast jetën e ka humbur piloti, transmetojnë mediat serbe.

Aeroplani është rrëzuar rreth orës 10.30, por nuk ka pasur të lënduar në tokë.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë ka konfirmuar aksidentin, ndërsa detaje tjera do të dihen pas kumtesës që do të lëshojë kjo ministri.

Back to top button