Rritet numri i të vdekurve në Egjipt

Arrin në 43 numri i të vdekurve pas atentateve të ISIS në dy kisha

Dy atentate me bombë të marra përsipër nga grupi i Shtetit Islamik goditën sot dy kisha në Egjipt duke shkaktuar 27 të vdekur në qytetin e Tantas dhe 16 të vdekur në Aleksandri, para një vizite të papës pas tre javësh.

“Atentati në Aleksandri, qytet i madh në veri të vendit, u krye nga një kamikaz i pajisur me një rrip me eksploziv, i cili tentoi të hynte në kishën Saint-Marc ku ndodhej papa ortodoks Tawadros II. Policët e kanë penguar dhe ai ka hedhur veten në erë”, sipas Ministrisë së Brendshme.

Ministria nuk dha detaje se si u krye atentati në Tanta, ndërsa dy sulmet u morën përsipër nga grupi i Shtetit Islamik.

Back to top button