Shefi i UNMIK-ut kërkon hetim ligjor për deklaratën e Daut Haradinajt

Zahir Tanin ka kërkuar që të bëhet një hetim lidhur me deklaratën e deputetit të AAK-së

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tanin, ka kërkuar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë që të bëjnë hetime lidhur me një deklaratë të Daut Haradinajt, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kërkesën e tij, Tanin e ka bërë përmes një komunikate për medie,  duke thënë se “deklarata e deputetit të Kuvendit të Kosovës, përmbante gjuhë të urrejtjes dhe kërcënim për pastrim etnik”.

Në komunikatë, Tanin u ka bërë thirrje “autoriteteve gjyqësore për të kryer hetimin e nevojshëm të këtij incidenti dhe të marrë masat e duhura në përputhje me ligjin e Kosovës”.

Administrata e UNMIK-ut, nuk ka komentuar më shumë në lidhje me deklaratën e lëshuar nga shefi i këtij misioni në Kosovë, Zahir Tanin.

Kurse deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj  ka sqaruar deklaratën e tij duke  mohuar se ka thënë që do të ketë spastrim etnik nëse Ramush Haradinaj ekstradohet në Serbi, por se Beogradi duhet të ketë kujdes, pasi është vetë ky shtet që po tenton ta spastrojnë Kosovën.

Back to top button