Deatje rreth djegies së shtyllës elektrike në Prishtinë

Deatje rreth djegies së shtyllës elektrike në Prishtinë

Dyshohet se shkak i përfshirjes nga zjarri i një shtylle elektrike në Prishtinë, është mbingarkesa. Këtë për 21 Media e konfirmoi zëdhënësi i KEDS-it,  Viktor Buzhala.

“Bëhet fjalë për shkaqe ende të panjohura. Dyshimet janë që mund të jetë shkaktuar nga ndonjë mbingakresë, pasi ajo ka qenë shtyllë e betonit, sikurse kabllot janë të reja dhe në gjendje të mirë.”, tha Buzhala.

Ai po ashtu bëri të ditur se ekipet e KEDS-it janë duke hulumtuar se çfarë ka ndodhur edhe janë duke sanuar problemin.

Buzhala,  po ashtu njoftoi së në atë pjesë gjegjësisht në rrugën “Gazmend Zajmi” është ndalur energjia elektrike për shkaqe sigurie. “Kthehet me t’u evitu pasiguritë”, tha ai.

Shtylla elektrike në Prishtinë u përfshi nga zjarri sot në orën 17:43./21Media