Shtatzënia te femrat e mitura, fajtori më i madh sistemi arsimor

Shifra alarmante

Lindja e fëmijëve nga ana e femrave të mitura dy vitet e fundit shënon shifra alarmante.

Sociologu, Ilija Aceski, pranë universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, thotë se këtu luajnë rol tre faktor kyç. Mungesa e përkushtimit të prindërve ndaj fëmijëve të tyre, sidomos në moshë delikatë siç është mosha 7 deri 10 vjet. Sipas tij kjo ndodh zakonisht me fëmijët që prindërit e tyre nuk kanë kohë të kujdesen për ta dhe i lënë të rriten vetëm.

Pastaj faktori i dytë siç thotë Aceski janë rrjetet sociale. Fëmijët në internet marrin informacione joselektive, që nuk përmbajnë bazën e mësimit. Sipas Aceskit, fajtori më i madh për shtatzënitë e të miturave është sistemi arsimor. Mësimdhënësit dhe pedagogët sipas tij nuk përkushtohen që fëmijëve t’i japin njohuri në aspektin e edukatës seksuale.

Raporti i posaçëm i Avokatit të Popullit për periudhën 2016-2017 tregon se 731 vajza të mitura kanë lindur dhe se 62 vajza të moshës nën 18 vjeç kanë ndërprerë shtatzëninë. Më e reja ka pasur vetëm 11 vjet. Nga ky institucion thonë se kjo ndikon në shëndetin e të miturave dhe në jetën e tyre familjare. E në të shumtën e rasteve ato vajza ndërpresin edhe shkollimin dhe jetën si fëmijë, raporton TV21.

Zëvendësavokatja e popullit, Vaska Bajramovska thotë se pothuajse të gjitha femrat që kanë lindur janë me status jashtëmartesor. Nuk mbahen të dhëna precize dhe të sakta mbi numrin e këtyre rasteve, gjë e cila çon deri në dhënien e numrave të gabueshëm, me të dhëna të tjera që dalin në pyetësor, ndërsa me të dhëna tjera dalin pas mbikëqyrjes së gjendjes së konstatuar, gjë e cila tregon për nevojën urgjente të sjelljes të një rregullores e cila do të obligojë shtëpitë e shëndetit për mbajtje të një evidence të tillë./21Media

 

Back to top button