Sivjet edhe 7 familje bëhen me kulm mbi kokë

Lladrovci nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi me “Jetimat e Ballkanit”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi me “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 7 shtëpive për familjet në nevojë në këtë komunë.

“Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit, Komuna obligohet që për secilën shtëpi të participojë në vlerën prej 5 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër mbetet nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Sipas njoftimit ndërtimi i shtëpive për familjet në nevojë do të fillojë gjatë kësaj jave dhe do të përfundojnë sivjet.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, ka falënderuar humanistin Halil Kastratin, shoqatën “Jetimat e Ballkanit” dhe gjithë donatorët që po ndihmojnë familjet që kanë nevojë për ndërtimin e shtëpive dhe sipas njoftimit Lladrovci është zotuar se do t’i përbush të gjitha detyrimet që dalin nga kjo marrëveshje e bashkëfinancimit.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ka bashkëpunuar edhe me komunat e tjera për të ndërtuar shtëpi për familjet në nevojë./21Media

Back to top button