Smajl Latifi merr një vendim për mërgimtarët

Mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot ka nënshkruar vendimin me të cilin u lejon të gjithë mërgimtarëve, hyrjen në oborrin e komunës me automjete private që janë me tabela të huaja.

“Pika 1 e vendimit thotë se ju lejohet të gjithë mërgimtarëve, hyrja në oborrin e komunës me  automjete private, që janë me tabela të huaja, derisa pika 2 e vendimit thotë se hyrja e mërgimtarëve në oborrin e komunës me tabela të huaja, lejohet nga data 20 dhjetor 2018 deri me datë 18 janar 2019. Ndërsa pika 3 e vendimit thotë se punonjëseve të administratës dhe drejtorëve të drejtorive komunale në komunën e Rahovecit iu ndalohet hyrja me automjete në oborrin e komunës gjatë kësaj periudhe të cekur në pikën 1 të vendimit”, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Rahovecit.

Mosrespektimi i këtij vendimi do të konsiderohet shkelje e kodit të mirësjelljes dhe do të merren masa konform ligjeve si dhe akteve nënligjore të aplikueshme në Republikën e Kosovës.

 

Back to top button