Smajl Latifi niset për në Hagë

Ai do të intervistohet nga  Dhomat e Specializuara

Ish-komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, njëherësh kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi është nisur sot për në Hagë i ftuar nga Gjykata Speciale.

Latifi ka pasur të paraqitet para Speciales me 30 tetor, por një gjë e tillë është shtyrë për sot.

Pasi ka pranuar ftesën , Latifi pat deklaruar se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar.

Ftesat nga Gjykata Speciale janë shpeshtuar, së fundmi , më 13 dhjetor është ftuar Bedri Zyberaj, kurse më 11 dhjetor Zafir Berisha./21Media

Back to top button