Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet pasditen e sotme për raundin e parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet pasditen e sotme për raundin e parë të votimit për zgjedhjen e Presidentit të ri

Partia Socialiste nëpërmjet kreut të grupit kuvendor, Gramoz Ruçi, ka deklaruar se do të pritet opozita e cila ndodhet në bojkot, deri në momentin e fundit me synim arritjen e një kandidature konsensuale.

Konferenca e kryetarëve të Kuvendit të enjten e kaluar, vendosi që më 19 prill të nisë raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Zgjedhja e kreut të shtetit sipas Kushtetutës mund të bëhet me pesë raunde, ku në tre raundet e para duhet një shumicë me 3/5 e votave ose 84 të tilla, ndërsa dy raundet e tjera me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Në rast se Presidenti nuk zgjidhet në asnjërën nga raundet, bëhet shpërndarja e Parlamentit dhe shkohet në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Presidentit aktual Bujar Nishani i mbaron mandati më 24 korrik.