Sipas Rusisë sulmi me gaz kimik në Siri u krye nga rebelët

Sipas Rusisë sulmi me gaz kimik në Siri u krye nga rebelët

Rusia thotë se gazi kimik që la të vdekur dhe të lënduar dhjetëra civilë në një qytet të kontrolluar nga rebelët në veri të Sirisë kanë ardhur nga armët e rebelëve në terren.

Ministria e mbrojtjes e pranoi se aeroplanët sirianë kishin sulmuar qytetin Khan Sheikhoun në provincën Idlib.

Sipas saj,  avioni kishte goditur një depo që prodhon  mina me një substancë helmuese për përdorim në Irak.

SHBA dhe të tjerët thanë se avionët sirianë  kanë lëshuar armë kimike të cilat Damasku i  ka mohuar, shkruan BBC.

Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson është i përgjigjur deklaratës ruse duke thënë:

 “Të gjitha provat që kam parë tregojnë se  regjimi i presidentit Bashar Al Assad  ka përdorur armë të paligjshme mbi njerëzit e tij”.