Tërmet në brigjet e Egjeut

Termeti ndihet në Greqi dhe Turqi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,3 ballë të shkallës Rihter, i ndier në Athinë dhe Stamboll, u regjistrua në detin Egje, në brigjet turke dhe greke, theksoi sot Instituti amerikan i Gjeofizikës (USGS) duke shkaktuar dëme materiale në ishullin e Lesbos.

”Epiqendra e këtij tërmeti u lokalizua 11 kilometra në jug të Plomarit, në jug të ishullit grek të Lesbos dhe në një thellësi prej 5,7 kilometrash”, sipas USGS.

“Disa ndërtesa, të vjetra dhe të reja, u dëmtuan. Ne po vlerësojmë dëmet”, deklaroi kryetari i Bashkisë së Plomarit në stacionin televiziv grek TV ERT.

Tërmeti u ndje në Izmir, në perëndim të Turqisë, ku një gazetar ka parë banorët e shqetësuar të dilnin nga shtëpitë e tyre. Tërmeti është ndjerë gjithashtu dhe në lagjet e Stambollit.

Turqia dhe Greqia janë të vendosura në zona sizmike dhe goditen shpesh nga tërmetet.

Back to top button