Tërmet në Shqipëri

Lëkundjet zgjatën disa sekonda

Lëkundjet e tokës u ndjenë sonte në Shqipëri. Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës rihter dhe thellësi 36 km u regjistrua rreth orës 22:05. Epiqendra e tërmetit ishte fshati Safetaj në Durrës.

Lëkundjet u ndjenë në Durrës, Fushë Krujë e Tiranë, por zgjatën vetëm pak sekonda.

Ministria e Mbrojtjes, referuar komunikimeve me shtabet e emergjencave në qarqet Tiranë e Durrës deklaroi se nga tërmeti nuk ka dëme materiale./oranews

Back to top button