Mediet turke raportojnë se Trump ka vendosur për ta kthyer Gylenin

Mediet turke raportojnë se Trump ka vendosur për ta kthyer Gylenin

Udhëheqja turke fajëson predikuesin Fetullah Gylen për përpjekjen e grushtit të shtetit dy vjet e gjysmë më parë dhe kërkon ekstradimin e tij nga SHBA. Tani Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është gati të marrë këtë hap.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka premtuar Turqisë, sipas qeverisë në Ankara, ekstradimin e predikuesit Fetullah Gylen, transmeton rtv21.tv.

Trump i tha kolegut të tij turk Tayyip Erdogan gjatë një takimi në periferi të samitit G20 në Argjentinë se SHBA po punonte për transferimin e Gylenit dhe të tjerëve.

“Në Argjentinë, Trump i tha Erdoganit se po punonin për të dorëzuar Gylen dhe të tjerët,” tha Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu në “Forumin e Doha” në Katar. “Por ne kemi nevojë për hapa konkretë”, vazhdoi Cavusoglu.

Marrëdhëniet e tensionuara mes SHBA dhe Turqisë janë përmirësuar disi pas lirimit të pastorit amerikan Andrew Brunson në tetor. Megjithatë, fati i Gylenit mbetet një çështje qendrore midis dy vendeve. /21Media