U arrestuan dy persona për “Vjedhje të rëndë”

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë

Policia sot ka arrestuar dy persona në Malishevë për kryerjen e veprës penale vjedhje të rëndë e mbetur në tentativë.

“Sot me datë 07.02.2020 mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në dy lokacione të ndryshme  në territorin e Komunës së Malishevës dhe gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar dy persona të dyshuar  nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ,,Vjedhje e Rëndë” e mbetur në Tentativë të ndodhur  me datë 20.01.2020 në ora  02:40 në fshatin  Kijevë  ku dy persona të maskuar, kanë tentuar që të kryejnë  vjedhjen e të hollave në Bankomatin e TEB Bankës.”, njoftoi policia përmes një komunikate.

Personat e arrestuar lidhur me rastin janë:  M.M.  m /k/ sh, 29 vjeçar , F.K.  m /k/ sh, 29 vjeçar. Sipas policisë, personat e arrestuar dyshohet që në bashkëveprim me forcë kanë depërtuar në brendinë e një dyqani tjetër dhe nga aty kanë arritur të kryejnë vjedhjen.

Policia në cilësi të provave materiale ka sekuestruar nga të dyshuarit: Një automjet të tipit Renault Llugan, dy maska, dy palë dorëza, një qantë krahu, një duks ngjyre të zezë, një pallto reflektuese me kapelë, një kapelë të zezë, dy jelek reflektues-trafiku, një palë atlete.

Sipas policisë, personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button