U bllokuan në minierë qe një muaj, gjendet trupi i një prej 14 minatorëve

Nuk dihet gjë për fatin e minatorëve të tjerë

Zhytësit e marinës së Indisë, kanë gjetur trupin e një minatori, i cili ishte i bllokuar me 14 të tjerë, brenda një miniere në shtetin verilindor të Meghalayas.

Ata hynë ilegalisht në minierë më 13 dhjetor dhe u bllokuan kur uji nga një lumë u derdh aty.

Një mjet nënujor zbuloi trupin në një thellësi 48 metra, bëjnë të ditur zhytësit. Ndërkaq, nuk dihet gjë për fatin e minatorëve të tjerë të bllokuar.

Siç bëhet e ditur, trupi mund të sjellej në sipërfaqe me mbikqyrje të mjekëve.

 

Nuk dihet ende nëse minatorët e tjerë janë gjallë./21Media

Back to top button