Udhëheqësit katalonas në gjyq

Udhëheqësit katalonas në gjyq

Gjyqi i 12 udhëheqësve separatistë katalonas, të përfshirë në një përpjekje për t’u ndarë nga Spanja në vitin 2017, nisi sot në Gjykatën Supreme të Madridit.

Të pandehurit – të cilët përfshijnë ish-ministra, ish-kryetarin e Parlamentit të Katalonisë dhe udhëheqës të organizatave pro pavarësisë – përballen me akuza si: rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim i fondeve publike.

Të gjithë ata i mohojnë akuzat kundër tyre.

Në Katalonjë, më 1 tetor të vitit 2017, është mbajtur një referendum, në të cilin shumica e atyre që kanë marrë pjesë, kanë votuar për pavarësi nga Spanja.

Parlamenti në Barcelonë më pas e ka shpallur rajonin autonom republikë të pavarur.

Megjithatë, në referendum pjesëmarrja ka qenë e ulët dhe ai është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës.

Qeveria qendrore në Madrid ka shtrirë qeverisjen në rajon dhe disa udhëheqës katalanas kanë ikur nga vendi ose janë ndaluar./21Media