Ukraina heq akreditimin e diplomatit iranian shkaku i dronëve

1 min read

(AP)

Ukraina ka tërhequr akreditimin e diplomatit të lartë iranian në Kiev, duke përmendur furnizimin me armë të prodhimit iranian për Rusinë.

Ky veprim pason një valë sulmesh nga forcat ruse duke përdorur drone të prodhuar nga Irani, sipas ushtrisë ukrainase. Disa nga dronët janë përdorur në një sulm në Odesa të premten, ku një person është vrarë, përcjell rtv21.tv

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka thënë se pas sulmeve, i ngarkuari me punë iraniane është thirrur në ministri. Atij i është thënë se furnizimi me armë iraniane në Rusi dhe përdorimi i tyre kundër civilëve “bie në kundërshtim me qëndrimin e deklaruar publikisht të neutralitetit, respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

“Si përgjigje ndaj këtij akti jomiqësor, pala ukrainase vendosi të privojë akreditimin ambasadorin e Iranit në Ukrainë, si dhe të reduktojë ndjeshëm numrin e stafit diplomatik të Ambasadës iraniane në Kiev”, thuhet në deklaratë, raporton CNN

Po ashtu edhe zyra e presidentit Volodymyr Zelensky ka thënë se “mostrat e mbledhura në fushën e betejës konfirmuan se Rusia po përdor armë të prodhuara nga Irani në Ukrainë”.

“Veprime të tilla të Iranit konsiderohen si një hap kundër sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe kundër jetës dhe shëndetit të qytetarëve ukrainas”, ka thënë një zëdhënës i Zelenskyt./21Media