Në Hungari kanë vazhduar protestat kundër projektligjit për universiteteve të huaja

Në Hungari kanë vazhduar protestat kundër projektligjit për universiteteve të huaja

Dhjetëra-mijëra hungarezë protestuan në Budapestin qendror të dielën kundër legjislacionit të ri që mund të detyrojë Universitetin Qendror Evropiane (CEU), një shkollë e themeluar nga financieri Xhorxh Soros, që të mbyllet.

Një projekt-ligj i miratuar në parlament nga ana e krahut të djathtë, partisë në pushtet të kryeministrit Viktor Orban, një kritik i organizatave qytetare liberale të financuara nga Soros, përcakton kushte të shumta në të cilat duhet të veprojnë .

Projekt-ligji ka çuar në kritika nga qindra akademikë kryesorë në mbarë botën, si nga qeveria e SHBA-ve dhe  ajo e Bashkimit Evropian, shkruan The Guardian.

Ligji i ri poashtu kërkon që Washingtoni dhe Budapesti të arrijnë brenda pak muajsh një marrëveshje për operacionet universitare.

Pa një marrëveshje të tillë, ligji e ndalon universitetin të regjistrojë studentë të rinj pas 1 janarit të vitit 2018, dhe e detyron atë të mbyllet në vitin 2021.