Vdiq këmbësorja që u godit nga vetura në Fushë Kosovë

Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK

Ka vdekur në QKUK, një këmbësore e cila u godit më 7 janar të këtij viti, nga një veturë në Fushë Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar policia përmes raportit 24-orësh.

Viktima ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në QKUK pas lëndimeve të pësuara në aksident trafiku.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion./21Media

Back to top button