Veseli: Rusia po shkon drejt njohjes së Kosovës

Sipas Veselit, vizita e Putinit në Serbi duhet të merret si diçka pozitive

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka komentuar vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi, duke thënë se duhet të merret si diçka pozitive. Sipas Veselit, Rusia po shkon drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Merreni diçka pozitive. Ne jemi me Amerikën, me perendimorët. Fqinji jonë në pjesën veriore po pretendon me kanë mirë me partnerët tanë, por po i hapë dyert Rusisë. Sido që të jetë, në vizitën e Putinit në Serbi, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, vini vëmendje këtij fakti, janë të njejtat mesazhe të cilat ia ka thanë edhe presidentit tonë. Do të thotë se Rusia është duke shkuar drejt njohjes së Kosovës. Kjo është ajo. Kosova do të jetë në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe po punojmë shumë. Opozita duhet t’iu bashkangjitet proceseve”, ka thënë Veseli.

Kryetari i Kuvendit i pyetur nëse SHBA-të kanë kërkuar nga Qeveria heqjen e taksës 100 përqind ndaj mallrave serbe, ka thënë se nuk ekziston një kërkesë e tillë, por se kanë kërkuar që t’i jepet një mundësi dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Letra e presidentit Trump, qëndrimet e këtij ambasadori të SHBA-ve që i bart qëndrimet janë mesazhe që i marrin shumë seriozisht. Ka një kërkesë që t’i jepet fuqi Kosovës në procesin e dialogut, nuk ka kërkesë për t’u hequr”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, lidhur me vizitën e Putinit në Serbi dhe deklaratën e Vuçiqit se nuk marrin asnjë vendim pa marrë sinjal nga Rusia, ka thënë se për sjelljet e presidentit serb nuk është çudi. Hoti ka thënë se ata janë më të orientuar kah lindja, sesa kah perëndimi./21Media

Back to top button