Vuçiq paralajmëron pasoja nëse nuk lejohet referendumi i Serbisë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar për pasoja nëse nuk lejohen serbët e Kosovës të votojnë në referendumin e Serbisë.
“Kur humbet pushtetin politik, është gati për shumë lëvizje politike. Pasojat do të jenë të gjëra që duan të ndalojnë votimin e serbëve në referendum. Kërkesa ime për të gjithë komunitetin ndërkombëtar është që të informojë fëmijën e tyre që e përkëdhel dhe kujdeset aq shyumë, se duhet të respektojë marrëveshjet. Pasojat do të jenë shumë të rënda nëse kjo ndodhë, më të rënda se që supozojnë shqiptarët e Quinti”, tha Vuçiq në një intervistë për televizionin serb “RTS” 
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, lidhur me referendumin për ndryshime kushtetuese që do të mbahet në Serbi.
Kurti me këtë rast ka bërë të qartë qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se nuk mund të ketë referendum në Kosovë, por serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë./21Media
 

Back to top button