Vuçiq takohet me Erdoganin

Takimi i tyre do të ndodhë me 11 korrik në Stamboll

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet më 11 korrik në Stamboll me homologun e tij turk Recep Tayyip Erdogan, transmetojnë mediat serbe.

Sipas Blic, Vuçiq nuk do të shkojë në komemoracionin në Srebrenicë, pasi në këtë kohë do të jetë në Stamboll. Blic shkruan se në kabinetin e presidentit serb është konfirmuar se Vuçiq më 11 korrik, kur do të mbahet komemoracioni në Potoçare, do të takohet me Erdogan.

Vuçiq më herët ka deklaruar se nuk e di nëse do të shkojë në komemoracionin në Srebrenicë.

Back to top button